Skema e Kompensimit të TVSH-së për Fermerët
Për fermerët që nuk janë të regjistruar si pagues të rregullt TVSH-je, ligji parashikon skemën e kompensimit të TVSH-së, një mekanizëm që synon të balancojë TVSH-në e paguar prej tyre për input-et e prodhimit (plehra, fara, karburant, etj.).
Si Funksionon
Në vend që të regjistrohen për TVSH me të gjitha detyrimet përkatëse (deklarim periodik, faturim fiskal i plotë), fermerët e përfshirë në skemë përfitojnë një kompensim në formë përqindjeje mbi shitjet e tyre bruto, si zëvendësim i së drejtës për zbritjen e TVSH-së së blerjeve.
Kush Përfiton
Skema u drejtohet kryesisht prodhuesve të vegjël bujqësorë, që shesin drejtpërdrejt produkte primare (jo të përpunuara industrialisht) dhe që nuk kalojnë pragjet e regjistrimit të detyrueshëm për TVSH.
Nëse jeni prodhues bujqësor dhe doni të kuptoni nëse përfitoni nga kjo skemë, na kontaktoni për një vlerësim të situatës tuaj.