Shërbime Kontabiliteti
Kontabilitet i plotë mujor dhe vjetor për SHPK dhe person fizik: regjistrim faturash, pasqyra financiare dhe raportim sipas legjislacionit shqiptar. Studio jonë e kontabilitetit në Tiranë punon me biznese të çdo madhësie.
Ne ofrojmë plotësisht falas, të gjitha shërbimet profesionale për biznesin, muajin e parë. Gjatë kësaj periudhe, Ju do të keni gjithë kohën e nevojshme për tu njohur me punën tonë, dhe marrë më pas vendimin për të vazhduar , ose jo, këtë bashkëpunim.
Kontabilitet i plotë mujor dhe vjetor për SHPK dhe person fizik: regjistrim faturash, pasqyra financiare dhe raportim sipas legjislacionit shqiptar. Studio jonë e kontabilitetit në Tiranë punon me biznese të çdo madhësie.
Deklarime tatimore (TVSH, TAP, tatim fitimi), planifikim dhe konsulencë tatimore për të minimizuar riskun dhe për të përmbushur afatet ligjore. Ju përfaqësojmë pranë Tatimeve dhe ju këshillojmë për çdo ndryshim në legjislacion.
Analizë financiare, buxhetim, parashikime cash-flow dhe këshillim strategjik për rritjen e biznesit tuaj. Ju ndihmojmë të merrni vendime të informuara bazuar në të dhëna reale financiare.
Hapje biznesi të ri pranë QKB: SHPK, Person Fizik ose OJF. Kujdesemi për të gjithë procesin administrativ, nga zgjedhja e formës juridike deri te regjistrimi fiskal.
Kurse praktike kontabiliteti për fillestarë dhe profesionistë, me fokus në rastet reale të biznesit shqiptar: TVSH, TAP, sigurime shoqërore dhe pasqyra financiare.
Këshillim i vazhdueshëm për optimizimin tatimor, riskun fiskal dhe përputhshmërinë me ndryshimet e legjislacionit tatimor shqiptar.
Përgatitje e pasqyrave financiare vjetore dhe raporteve për bankat, aksionerët ose institucionet publike, sipas standardeve shqiptare.
Regjistrim i shpejtë i biznesit të ri pranë QKB: SHPK, Person Fizik ose OJF, me gjithë dokumentacionin e nevojshëm të përgatitur për ju.
Llogaritje e pagave, sigurimeve dhe TAP-it për stafin tuaj. Provoni Llogaritësin tonë të Pagës Bruto-Neto për një vlerësim të shpejtë.
Përgatitje dhe dorëzim i deklaratave periodike të TVSH-së dhe tatimeve të tjera, në përputhje me afatet dhe legjislacionin në fuqi.
Përgatitje e dosjes financiare-fiskale për tenderat publikë: certifikata tatimore, pasqyra financiare dhe këshillim për regjistrim si operator ekonomik në APP.
Ndryshime adrese, administratori ose ortakësh, rritje/ulje kapitali, pezullim, çregjistrim dhe ekstrakte zyrtare pranë QKB.
Mbajtje e librave kontabël, regjistrim faturash dhe raportim periodik për biznesin tuaj, çdo muaj, në kohë dhe pa gabime.
AK Accountings është një zyrë kontabiliteti e pavarur e cila ofron shërbime kontabiliteti, shërbime të administrimit të taksave dhe shërbimeve të konsulencës financiare së bashku me shërbime te trajnimeve ne këto fusha. Ne ofrojmë një paketë të plotë të shërbimeve profesionale të personalizuara ndaj bizneseve dhe individëve që dëshirojnë të përfitojnë nga këto shërbime.
Edhe nëse aktiviteti juaj është i ri ose ekzistues, organizatë jo-fitimprurëse apo biznes në një industri të caktuar, AK Accountings mund t’ju ndihmojë që të përmbushni objektivat tuaja duke ju mbështetur me shërbime të konsulencës financiare që plotësojnë nevojat tuaja unike. Si klienti ynë, ju do të përfitoni nga qasja në ekipin tonë të besueshëm financiar dhe shërbimet tona të përshtatshme, teknologjikisht të avancuara.
Ne e pranojmë se zgjidhja e konsulentit financiar është një vendim shumë individual dhe që ofron mundësinë e sigurimit të përfitimeve dhe qetësisë tuaj në të ardhmen. Me kapacitetin e stafit tonë ne synojmë që të përmbushim pjesën më të madhe të nevojave të klientëve tanë për konsulencë financiare dhe menaxheriale.
Zgjedhja e Konsulentit “të përshtatshëm” do të ketë në të ardhmen një ndikim të rëndësishëm mbi ju dhe aktivitetin tuaj. Ne ju mirëpresim të kuptoni dhe përqafoni qasjen tonë. Në AK Accountings, klientët dhe bashkëpunëtorët tanë, na tregojnë që ata janë të kënaqur të punojmë së bashku me ne, sepse:
Ne synojmë që të ofrojmë shërbime sa më të specializuara si edhe me vlerë të shtuar për klientët tanë. Qëllimi primar është jo thjesht ofrimi i shërbimeve rutinë të një studio kontabël por ngritja e një strukture që do të mundësojë mbështetjen e klientëve tanë në punën dhe detyrat e tyre të përditshme.
Ne kemi edukimin dhe certifikimin e nevojshëm për të mbuluar shërbimet e zyrës së kontabilitetit që ofrojmë. Ekipi ynë është i përbërë nga profesionistë që zotërojnë tituj të ndryshëm profesionalë dhe certifikime të ndryshme, si Auditues Ligjorë (që nuk e ushtrojnë aktualisht profesionin), Kontabilist i Çertifikuar nga ACCA, Kontabël të Miratuar, Master Shkencor në fushën e Kontabilitetit dhe të diplomuar në fusha të ndryshme të Shkencave ekonomike.
Ne kemi eksperiencë të gjatë dhe gjithëpërfshirëse në fushat në të cilat ne ofrojmë shërbimet tona. Ekipi ynë dhe bashkëpunëtorët tanë kanë mbajtur pozicione të ndryshme dhe të rëndësishme në administrimin dhe vendimmarrjen e biznesit ku ata kanë punuar. Profili i bashkëpunëtorëve të studios tonë të kontabilitetit përfshin: Ekonomistë, Drejtues të Departamentit të Financës dhe Kontabilitetit, Pedagogë pranë Institucioneve të arsimit të lartë, Profesionistë të pavarur të fushave, etj.
Studioja jonë e kontabilitetit ofron shërbime të personalizuara dhe ne kemi kapacitetin që të përshtatemi me ndryshimet në kërkesat e klientit. Ne synojmë që të krijojmë marrëdhënie sa më afatgjatë me klientët tanë. Kjo realizohet duke ofruar shërbime sa më profesionale, të personalizuara, fitimprurëse dhe duke u mbështetur zhvillimeve më të fundit teknologjike.
Si studio kontabiliteti në Tiranë, që shërben klientë në të gjithë Shqipërinë, punojmë me lloje të ndryshme biznesesh dhe individësh. Çdo klient ka nevoja të veçanta, prandaj çdo kontabilist për biznes në ekipin tonë përshtat shërbimin sipas formës juridike dhe fushës së veprimtarisë:
Kontabilitet i plotë, deklarime periodike dhe pasqyra financiare vjetore për shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.
Regjistrim i thjeshtuar i të ardhurave dhe shpenzimeve, deklarime tatimore dhe këshillim për biznesin individual.
Nga hapja e biznesit pranë QKB deri te kontabiliteti i parë mujor, ju shoqërojmë hap pas hapi.
Fiskalizim, menaxhim faturash online dhe raportim i shitjeve për dyqane online dhe platforma e-commerce.
Avokatë, mjekë, arkitektë dhe konsulentë që kanë nevojë për kontabilitet dhe këshillim tatimor të specializuar.
Raportim financiar transparent dhe përmbushje e detyrimeve ligjore specifike për organizatat jofitimprurëse.
Kostoja e shërbimeve të kontabilitetit në Tiranë varet nga forma juridike e biznesit, numri i faturave mujore dhe kompleksiteti i veprimtarisë. Na kontaktoni për një ofertë të personalizuar sipas nevojave tuaja.
Shërbimi mujor përfshin regjistrimin e faturave, mbajtjen e librave kontabël, përgatitjen e listëpagesave dhe deklarimet periodike pranë autoriteteve tatimore.
Po, ekipi ynë përgatit dhe dorëzon të gjitha deklarimet tatimore periodike, duke përfshirë TVSH-në, TAP-in dhe tatimin mbi fitimin.
Po, ofrojmë shërbim të plotë fiskalizimi, nga regjistrimi fillestar deri te përshtatja e proceseve tuaja të faturimit me kërkesat ligjore.
Po, kujdesemi për të gjithë procesin e hapjes së biznesit pranë QKB, si për SHPK ashtu edhe për Person Fizik, brenda kohës më të shkurtër të mundshme.
Në kushte normale, regjistrimi fillestar pranë QKB mund të kryhet brenda së njëjtës ditë pune, pas plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm.
Po, një pjesë e rëndësishme e klientëve tanë janë biznese të vogla dhe startup. Ofrojmë edhe muajin e parë falas për bizneset e reja.
Lexo Gjithashtu
Ke nevojë për shërbim page apo kontabiliteti? Kontakto AK Accountings.