Kontabilitet
Ju mund të keni informacionin e plotë financiar në çdo kohë.
Ne mbështesim klientët tanë me shërbime të ndryshme të konsulencës financiare për biznesin e tyre.
Ne e dimë se një nga qëllimet tuaja kryesore është te paguani nivelin e duhur te taksave. Kjo arrihet më së miri nëpërmjet planifikimit gjithëpërfshirës të taksave, së bashku me zyrën e kontabilitetit.
Administrimi i taksave është një nga fushat më të ndjeshme për sipërmarrjet sepse, administrimi i tyre efektiv sjell menaxhimin dhe uljen e mundshme të tyre por nga ana tjetër risqet që hasin bizneset nga shkelja e ligjeve në këto fusha, nga mosnjohja dhe mos përditësimi në kohën e duhur, sjell penalizimin e tyre.
Sistemi i administrimit të taksave, ashtu si vetë profesioni i ekonomistit, ka ndryshuar ndjeshëm kohët e fundit. Tashmë nuk është i nevojshëm vetëm të kuptuarit pasiv të legjislacionit por ndërveprim real dhe i shpejtë për tu përshtatur me të.
Nevojitet marrja e vendimeve në kohën e duhur, që në fazën e hartimit të planit tuaj dhe më pas zbatimit të tij hap pas hapi. Përfshirja e administrimit të sistemit tatimor në erën e shpejtë të zhvillimit të informatizimit të shumë proceseve, kërkon përshtatje të shpejtë dhe ndryshim të mendësisë për rolin e sistemit tatimor.
Nëse pothuajse të gjitha proceset e kryerjes së deklarimeve tatimore, ashtu si shumë procese të tjera të profesionit të ekonomistit, por dhe më gjerë, do të automatizohen, e gjithë energjia për administrimin e taksave nevojitet në planifikimin e tyre dhe marrjen e vendimeve në kohën e duhur.
Ne nuk paraqitemi tek ju vetëm për të hartuar deklaratën mujore ose vjetore në fund të periudhës, por, energjia jonë më e madhe është e fokusuar në hartimin e strategjisë më të mirë dhe, pastaj, kontrolli të vazhdueshëm, përpara plotësimit të deklaratës finale. Kështu, ne do të kemi kohë, së bashku, për të marrë vendime në kohën e duhur.
Ne punojmë me ju gjatë gjithë vitit për të zhvilluar një plan të përshtatur me strategji të kursimit për situatën tuaj.
Paketa e plotë e shërbimeve të taksave.