Kontabilitet
Ju mund të keni informacionin e plotë financiar në çdo kohë.
Ne mbështesim klientët tanë me shërbime të ndryshme të konsulencës financiare për biznesin e tyre.
Pjesë e rëndësishme e shërbimeve të studios sonë të kontabilitetit është këshillimi dhe më pas ndjekja e procesit të regjistrimit fillestar dhe ndryshimeve të tjera në të dhënat e regjistrimit të bizneseve.
Ky shërbim është pjesë shumë e rëndësishme e punës tonë të përditshme, por për ne ai nuk është shërbim rutinë dhe proces i parëndësishëm e “punë që duhet të bëhet”. Përkundrazi, ne vlerësojmë që ky shërbim është shumë i rëndësishëm, dhe për fat të keq, sipërmarrjet nuk marrin shërbim cilësor, ose nuk vlerësohet sa duhet.
Në pjesën më të madhe të rasteve, ky shërbim ofrohet nga zyrat e kontabilitetit, si një aktivitet rastësor, dhe, që nuk mund të kryhet nga aktorë të tjerë të lidhur me të. Ose shpesh bizneset nuk marrin kohën e nevojshme për të gjetur formën dhe mënyrën më të mirë të regjistrimit fillestar.
Vendimi për formën e regjistrimit fillestar të biznesit do të ndikojë në shumën e taksave që kjo sipërmarrje do të paguajë në të ardhmen. Shpesh hasen regjistrime të bizneseve, në një formë ose status që nuk përputhet me faktin dhe pritshtmëritë që ka sipërmarrja.
Forma e regjistrimit fillestar (p.sh. person fizik apo shoqëri), statusi i duhur tatimor (nëse do të jetë biznes i madh, subjekt ose jo i TVSH), koha e humbur nga sipërmarrjet në sportelet e regjistrimeve të bizneseve sepse nuk kanë informacion të nevojshëm, lënia e bizneseve pa plotësuar deklaratat tatimore sepse biznesi nuk ka informacionin për kalimin në status pasiv, mungesa e informacionit për çregjistrimin e biznesit etj.
Ne do të vlerësojmë së bashku rastin tuaj, diskutojmë më pas të gjitha alternativat dhe më pas marrjen e vendimit për formën e regjistrimit. Ne do të ndjekim më pas të gjitha format e ndryshimeve në regjistrim dhe këshillojmë e ndjekim nga afër bashkëpunimin me zyrën tuaj juridike.
Ndryshimet e fundit në fushën e regjistrimeve të bizneseve dhe marrja e pothuajse të gjitha dokumenteve në formë elektronike, bën që ky shërbim të jetë më tepër i rëndësishëm dhe lehtësisht i prekshëm për sipërmarrjet.