Kontabilitet
Ju mund të keni informacionin e plotë financiar në çdo kohë.
Ne mbështesim klientët tanë me shërbime të ndryshme të konsulencës financiare për biznesin e tyre.
Ne mendojmë që biznesit janë të interesuar që, përveç shërbimeve rutinë, të zyrës së kontabilitetit, të përfitojnë edhe shërbime të tjera që mund të rrisin të ardhurat dhe fitimin e tyre. Sipërmarrjet, në disa raste, nuk marrin orientimet e duhura për të operuar dhe administruar bizneset e tyre sepse:
Këto shërbime nuk kërkohen nga klientët e studios kontabël, duke gjykuar se këto shërbime nuk janë pjesë e aktivitetit të studios.
Punonjësit e studios kontabël nuk bëjnë përpjekjet e duhura, për të dhënë sugjerimet dhe opinionet e tyre. në raste kur mund të jetë e nevojshme.
Pikërisht ky është edhe synimi ynë. Ne pretendojmë që të ndërtojmë një strukturë dhe mënyrë pune ku bëhemi pjesë e administrimit financiar të klientëve tanë.
Kështu duke përmbushur misionin tonë, orientimin e bizneseve dhe këshillimin për tu fokusuar në aktivitete sa më fitimprurëse dhe afatgjata dhe duke këshilluar bizneset për tu larguar nga përfshirja në aktivitete me risk të lartë ose jo-fitimprurëse.
Nga eksperienca jonë, mënyra më e mirë për të arritur këtë nivel të shërbimit, është duke dëgjuar me kujdes rastin tuaj dhe duke ndjekur më pas, me po kaq kujdes, zbatimin e tij. Për këtë ne marrim gjithë kohën e nevojshme për të qenë pranë Jush dhe njohur me rastin tuaj.
Paketa e plotë e shërbimeve të këshillimit financiar.