Regjistrimi i Pronësisë Intelektuale: Marka Tregtare dhe Patenta
Regjistrimi i pronësisë intelektuale — markë tregtare, logo, ose patentë — i jep biznesit mbrojtje ligjore ekskluzive dhe rrit vlerën e tij si aktiv jo-material afatgjatë.
Përfitimet Kryesore
- E drejtë ekskluzive përdorimi të markës në territorin e regjistruar
- Mundësi ligjore për t’u mbrojtur ndaj kopjimit ose përdorimit të paautorizuar
- Rritje e vlerës së biznesit në raste shitjeje, franchise-i ose bashkëpunimesh
Procesi i Regjistrimit
Regjistrimi kalon nga aplikimi pranë institucionit kompetent, verifikimi i mos-ekzistencës së markave të ngjashme, dhe publikimi për kundërshtime eventuale, para lëshimit të certifikatës përfundimtare të regjistrimit.
Kostot e regjistrimit trajtohen si investim afatgjatë në kontabilitet. Për të koordinuar aspektin financiar të regjistrimit të markës suaj, na kontaktoni.