Hapje Biznesi
Hapje biznesi në Shqipëri fillon me regjistrimin pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB). AK Accountings ju shoqëron në të gjithë procesin — në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë — nga zgjedhja e formës juridike të duhur deri te marrja e NIPT-it dhe gatishmëria për të filluar veprimtarinë.
Hapje Biznesi: Cilën formë të zgjidhni, SHPK apo Person Fizik?
Zgjedhja midis SHPK, Person Fizik ose një forme tjetër varet nga lloji i aktivitetit, numri i ortakëve dhe niveli i riskut që dëshironi të merrni përsipër:
- SHPK (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar): person juridik i ndarë nga pasuria personale e ortakëve – përgjegjësia kufizohet në kapitalin e investuar në shoqëri. Zgjedhje më e sigurt kur aktiviteti ka rrezik financiar (kredi, kontrata të mëdha, punësim stafi) ose kur ka më shumë se një ortak.
- Person Fizik (i vetëpunësuar/afarist): ju dhe biznesi konsideroheni i njëjti subjekt ligjor – përgjigjeni me gjithë pasurinë personale në rast detyrimesh, por regjistrimi është më i shpejtë dhe pa kërkesë për kapital fillestar. E përshtatshme për aktivitete individuale dhe biznese të vogla.
- OJF: për organizata jofitimprurëse me qëllime sociale, edukative ose humanitare.
Nga pikëpamja e tatimit mbi fitimin, të dyja format përfitojnë sot nga i njëjti rregull: 0% deri në 8 milionë lekë xhiro vjetore (regjimi i biznesit të vogël) dhe deri në 14 milionë lekë sipas rregullit të përgjithshëm, me 15% mbi këtë shifër. Dallimi praktik shfaqet te tërheqja e fitimit: te Person Fizik fitimi është tashmë i juaji, ndërsa te SHPK, shpërndarja e tij si dividend tatohet shtesë me 8%. Për një krahasim të plotë, lexoni SHPK apo Person Fizik: Cila Formë Biznesi Është më e Mira për Ju?
Si ju ndihmon AK Accountings me hapjen e biznesit?
Kujdesemi për të gjithë procesin administrativ të regjistrimit të biznesit:
- Këshillim për zgjedhjen e formës juridike më të përshtatshme.
- Përgatitje e dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin pranë QKB.
- Regjistrimi fiskal dhe marrja e NIPT-it.
- Këshillim për fiskalizimin dhe sistemin e faturimit që do t’ju duhet që në ditën e parë.
- Vendosje e kontabilitetit të parë mujor, në mënyrë që biznesi juaj të nisë me këmbë të djathtë.
Çfarë ju duhet pas regjistrimit?
Menjëherë pas regjistrimit pranë QKB, çdo biznes i ri duhet të mendojë për fiskalizimin, kontabilitetin mujor dhe, nëse ka të punësuar, llogaritjen e pagave dhe sigurimeve. AK Accountings ofron edhe muajin e parë të kontabilitetit falas për bizneset e sapohapura, në mënyrë që të filloni pa kosto shtesë.
Gjithashtu, procesi i hapje biznesi në Shqipëri është përgjithësisht i shpejtë dhe pa burokraci të tepërt, veçanërisht kur ndiqet me ndihmën e një kontabilisti me përvojë.
Pyetje të Shpeshta (FAQ)
Sa kohë duhet për të hapur një biznes në Shqipëri?
Në kushte normale, regjistrimi fillestar pranë QKB mund të kryhet brenda së njëjtës ditë pune, pasi të jetë gati dokumentacioni i nevojshëm.
Cila është forma më e mirë, SHPK apo Person Fizik?
Nuk ka një përgjigje universale — varet nga niveli i riskut, numri i ortakëve dhe lloji i aktivitetit. Ju këshillojmë falas për zgjedhjen më të përshtatshme për rastin tuaj.
A më duhet kontabilist që në fillim?
Po, çdo biznes i regjistruar në Shqipëri ka detyrime të vazhdueshme kontabël dhe tatimore që nga muaji i parë i veprimtarisë. Ofrojmë shërbime kontabiliteti në Tiranë të përshtatura për biznese të sapohapura.
A më ndihmoni edhe me fiskalizimin?
Po, ju ndihmojmë të konfiguroni sistemin e fiskalizimit që në fillim të veprimtarisë suaj.
Gati të hapni biznesin tuaj? Kontakto AK Accountings.